Filipçe: Janë vërejtur lëshime serioze në dokumentacionin për punën e banjave


Ministria për Shëndetësi ka bërë analiza të të gjitha dokumenteve për punën e Banja e Katllanovës dhe banjave tjera janë vërejtur lëshime serioze në dokumentacion, ndërsa janë regjistruar që disa procese zhagiten për dhjetë vjet dhe nuk procedohet për to.

Këtë sot e theksoi ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, i cili tha se i’u ka treguar të gjitha banjave çka duhet të bëjnë në mbarimin e ndonjë procedure të regjistrimit çka ka filluar më herët, ndërsa asnjëherë nuk ka mbaruar.

“Ju tregova institucioneve çka ndërmerren me licencimin e mjekëve dhe tanë është në dorën e tyre si do të sillen më tej me ato mjek të cilët në vendin e punës janë kapur duke punuar pa licencë. Kjo do të jetë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Qendrës sportive traumatike në Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”. /Telegrafi