Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes faqes së saj i është përgjigjur deklaratave të sekretarit organizativ dhe deputetit të BDIsë, Artan Grubi i cili kishte komentuar deklaratat e Menduh Thaçit se shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të votojnë ose PDSHnë ose LSDM.
“Uroj që ky qëndrim i z. Thaçi mos të jetë i ndërlidhur me proceset tjera me të cilat z. Thaçi është i ndërlidhur “, theksoi për Alsat M, Artan Grubi.
Por ja cila është përgjigja nga PDSH: Rrjetet sociale “Piter Pani” ose “Mister selfie ” i politikbërjes së BDIsë Artan Grubi u ringjall (voskresna)…
Rrjetet sociale vlojnë “Piter Pani” ose Mister selfie i politikbërjes së BDIsë Artan Grubi u ringjall para festave të fundvitit (voskresna video) thonë kundërargumentet nga adhuruesit e PDSH-së …
Deklaratat publike të personaliteteve publike shkojnë mbajnë edhe llogarinë .E Artan Grubi po tregon forcën në media sepse si deputet e mbron imuniteti.
Në Gjakovë thuajnë TA RITE ZOTI MENDJEN.Trimi i mirë me shokë shumë ( me aleatët e fshehtë opozitar ). Kjo që po ndodhë me Artan Grubi ka me siguri prapavijë që ai të niset i pari e pastaj ortakët e fshetë opozitar ,pra Artan Grubi pa mendimin e Ali Ahmetit nuk ka dalë sepse ai është edhe shef kabineti i Ali Ahmetit (AA më pas do e zbuse deklaratën ).
Në Tetovë e tregojnë një ndodhi kur bretkosa e kishte parë atin si mbathet tha… .Njeriu historik i BDIsë i cili edhe Ali Ahmetit po ia kalon me të bëme eh he sa dhe çfarë lu fta i bëri në Kala Artan Grubi krejt kamerat e kanë në YOUTUBE, ndërsa Ali Ahmeti as një të rra hur (lu ftë) nuk e ka të filmuar në YOUTUBE e drejtë e komentit dhe vendosi të komentojë deklaratën e kryetarit të PDSHsë Menduh Thaçi në Kuvendin e Degës lidhur me votat e ardhëshme të shqiptarëve
..rri kot dhe mendoj …pse u tutë Artan Djali dhe BDI, nëse unë jam i fortë ,po kush të doje le të flet çka të doje …unë jam i fortë…e po mbase pas atij druri fshehet lepuri …pra tuta …të shtynë të mendosh atë çka e bëj unë a thua e bëjnë të tjerët …na diktuan o Artan Djali tha Krieplaki”, thuhet në reagim.