Deklarata e fituesit të çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, Peter Handke, se “asnjëherë nuk e beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”, ka ngjallur reagime të shumta.
Shumë shtete kanë deklaruar bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi për shkrimtarin austriak.
E reagimi më i fundit ka ardhur nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour.
Ajo në Twitter, shkroi se di saktësisht se kush ishin përgjegjësit e kësaj masakre.
“Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë kush është fajtorë”, ka shkruar ajo.
Me këtë rast reagim ka pasur edhe nga ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Samantha Power.
Power shkroi se bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës.
https://twitter.com/camanpour
“Më 7/14/95 unë e kam paraqitur një histori në Boston Globe nga Sarajeva që përmbante raportet fillestare nga masakra e Srebrenicës. Bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës, të cilët vranë 8 mijë burra dhe djem mysliman. Fakt i pamohueshëm, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se deri tani ceremoninë e çmimit Nobel e kanë bojkotuar Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Bosnja edhe Afganistani.