Ja sa persona të arrestuar për sulmin mbrëmë në Shkup ndaj tre qytetarëve të Kosovës


Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se kanë sulmuar tre shtetas kosovarë në parkun e qytetit në afërsi të arenës “Todor Proevski”, ku edhe u zhvillua ndeshja e xhiros së 16-të, të LPFM-së, në të cilën u përballën Vardari dhe Shkëndija e në të cilin u dëgjuan edhe korre raciste ndaj shqiptarëve nga ana e dy tifo grupeve “Komitët” dhe “Vojovodët”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas ngjarjes në parkun e qytetit janë arrestuar dy persona. “Në stacionin policorë në Kisella Vodë janë arrestuar S.L (21) dhe D.M poashtu 21 vjeçar, të dytë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 15:10 në parkun e qytetit kanë sulmuar fizikisht E.K (24 vjet) , L.K (19 vjet) dhe M.B (18 vjet) të gjithë nga Kosova. Për këtë është njoftuar edhe prokurori publik”, thonë nga MPB, për TV21.