Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas Davor Velefski, ngjarje për të cilën u arrestuan dy persona dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër.
23-vjeçari ka qenë pranë gjykatës kur forcërisht është futur në makine nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.
Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës një Patrulle e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur.
Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa kilometra më tej.
Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.
Ndërsa të arrestuarit hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje, por se 23-vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi.
“Më vunë pistoletën në kokë”, zbardhet dëshmia e maqedonasit që u mor peng në Tiranë on Vidnews.