Me zërin që i dridhet, Xhesika kujton tmerrin e tërmetit (VIDEO)


Modelja e njohur Xhesika Berberi, ishte këtë të martë, e ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo.

Ajo ka udhëtuar nga SHBA drejt Shqipërisë ditën e djeshme për të takuar familjarët e saj dhe për të dhënë kontribut për të gjithë familjet e prekura nga tërmeti.

Siç është bërë e ditur më parë, Xhesika së bashku me Adrola Dushin kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti. Ato kanë hapur një llogari ku njerëzit mund të dhurojnë sipas mundësive.

E ftuar në ‘Ftesë në pesë’, Xhesika ka treguar se edhe pse nuk ka qenë në Shqipëri mëngjesin e 26 Nëntorit, e ka ndjerë shumë dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në një ankth dhe tension shumë të madh. ‘Gjithë kohën në shtëpinë time, eshtë ndjekur vetëm televizion shqiptar, vetëm lajme. Gjithë kohës kam ndjekur portalet dhe ishte shumë e dhimbshme dhe e tmerrshme të shikoje vendin tënd dhe njerëzit e tu në këtë dhimbje të tejskajshme. Nga familja ime gjithë janë shumë mirë, falenderoj Zotin. Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme por fatmirësisht janë vetëm materiale. Por është një dhimbje shumë e madhe, është një dhimbje shumë e madhe të shikosh këta njerëz se sa janë duke vuajtur, është një plagë e hapur, prandaj neve duhet të mblidhemi të gjithë bashkë, pasi të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe mund t’iu japim pak shpresë këtyre njerëzve’, është shprehur Xhesika mes të tjerash, me zërin që i dridhej. Ajo ka treguar se kurrë më parë nuk ka ndjerë një emocion, një ndjenjë të tillë. ‘Më ka tronditur në shpirt’, thotë modelja.