Pas kronikës së publikuar nga Televizioni Koha për rastin e 4 jetimëve nga fshati Gradec qytetarë të shumtë u janë ofruar në ndihmë kësajë familje.
Kurse sonte Këshilli i Xhamisë së fshatit Gradec si dhe shoqata “Gradecarët për Nevojtarët” informojnë se paratë janë mbledhur dhe se do të fillojnë të ua ndërtojnë shtëpinë.
Televizioni Koha i falemnderon fshatin Gradec si dhe shoqatën Gradecarët për Nevojtarët që e morën përsipër këtë rast dhe se këta 4 jetimë do të bëhen me shtëpi.
NJOFTIM:
Keshilli i Xhamise ju informon se jane mledhur mjetet per shtepine e familjes Ademi, i falemenderojm te gjithe ata qe shprehen interesim per te ju ndihmuar kesaj familje, do te ndertohet shtepia, gjithashtu do tu rregullohen te gjitha dokumentacionet qe ju mungojne femijeve, ne si fshate asnjeher nuk kemi lene ndonje familjes mbas dore, dhe do te vazhdojme ne te ardhmen te ju ndihmojme gjithmone familjeve ne nevoj.
Me rrespekt nga:
Keshilli i xhamise Gradec
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2708013782589925&id=1823125884412057