Publikohen video me përmbajtje erotike, dyshohet se janë të Presidentes së Bolivisë


Këtyre ditëve është publikuar një video me përmbajtje erotike në internet, që po dyhohet se është Presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez.

Në fotografitë provokuese mund të shihet një grua bionde lakuriq, dhe shumë shpejt përmbajtja u shkarkua nga faqja XVideos.

Megjithatë shumica pajtohen që gruaja në video është thjesht një personazh që përngjanë në presidenten e vetëshpallur boliviane.
Madje disa thonë se nga një kërkim i thjeshtë mund të vërtetohet se kjo është një video e vitit 2017 që nuk ka asnjë lidhje me politikanen boliviane.

Ndërkohë, rrethi i saj pretendon se ishte një goditje e ulët e cila u bë për të dëmtuar reputacionin e presidentes së vetëshpallur.

Sidoqoftë, ajo që shqetëson autoritetet aktuale të Bolivisë është që Annes duhej të hiqte dorë nga udhëtimi jashtë kryeqytetit për shkak të një kërcënimi për jetën nga një grup kriminal.

Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Arturo Murillo, i cili tha se presidentja kishte planifikuar të udhëtonte në Bolivinë verilindore, por vizita ishte anuluar për shkak të një kërcënimi.

Ai nuk dha hollësi për kërcënimin, por tha se ishin të përfshirë venezuelasit, kubanët dhe kolumbianët.