Goran Grujevski në mungesë dënohet me 1.5 vjet burg


Ish shefi i Drejtorisë së 5-të të MPB-së, Goran Grujevski është dënuar me 1.5 vjet burg për falsifikimin të pasaportës. Aktvendimi është shqiptuar në mungesë të tij, sepse ai gjendet në arrati.

Në seancën gjyqësore nuk kishte as përfaqësues të mbrojtjes dhe as të Prokurorisë. Gjykata për herë të dytë e sjell vendimin e njëjtë për Grujevskin pasi Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.