Istog: Burri fillimisht rrah gruan, por edhe ajo i a kthen keq atij


Në Istog një mashkull ka sulmuar fizikisht një femër, derisa edhe ajo më pas e ka sulmuar fizikisht atë.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur i dyshuari mashkull dhe viktima femër, ka ardhur deri te sulmi i këtij të parti ndaj viktimisë.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Istog 18.11.2019 – 22:30. Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht viktimën femër po ashtu edhe viktima ka sulmuar fizikisht të dyshuarin. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.