Nuk e di vendimin e gjyqit, por mbetem konzistent në politikat se parabu rgimi nuk duhet të jetë dënim pa dallim nëse bëhet fjalë për Katica Janevën, Gruevskin ose kushdo tjetër në shoqëri, ka deklaruar sonte kryeministri Zoran Zaev në emisionin në Televizionin e Maqedonisë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me vendimin për caktimin e arr estit shtëpiak për ish prokuroren speciale Katica Janeva, Zaev ka thënë se parabu rgimet prej 60, 90, 100, 200 ose 300 ditë janë dënim.
Ai tha se beson në procese efikase gjyqësore ku do të vërtetohet faji dhe përgjegjësi të mbajë personi i dyshuar ose i akuzuar. Sipas tij, nevojitet të ketë vendim pa dallim se si është ai. Tha se nuk e akuzon vetëm gjyqin, por edhe prokurorinë.
“Deri ditën e sotme pyetem se si Gruevski është lënë në atë nen që vepra shpejtë të vjetërsohet, ndërsa tjerat jo, kur të gjithë i dëgjuam bombat se kush e organizoi. Unë nuk e di nëse këtu është gjykata ose prokuroria dhe prandaj flas për gjyqësinë”, ka thënë Zaev.
Ai konsideron se duhet të ketë veting edhe për politikanët edhe në Ministrinë për Punë të Brendshme dhe në gjyqësi.