Gjykata i kthen celularin Kejvinës, vijon e bllokuar llogaria bankare


Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ti kthejë celularin Kejvina Kthellës. Më herët prokuroria i sekuestroi celularin Kejvinës, për shkak se ajo kishte komunikuar shpesh me Redjan Rrajën, të dyshuarin për atentatin ndaj prokurorit Ndoja.

Kejvina dhe Rraja mendohet se kanë patur një lidhje me njëri-tjetrin dhe prokuroria i vendosi sekuestro të celulularit, për të parë komunikimet mes tyre. Celulari është kqyrur dhe nuk ka të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.

Ndërkohë gjykata nuk i ka hequr sekuestron ndaj llogarisë bankare Kejvina Kthellës. Po kështu e bllokuar do të qëndrojë edhe makina e Kejvinës.