Analisti, Arsim Sinani ka hedhur kritika ndaj opozitës shqiptare për mos bashkimin e tyre kundër pushtetit aktual. Sipas tij pushteti aktual LSDM,BDI, PDSH, Alternativa duhet sfiduar nga njerëz të guximshëm që nuk bëjnë kalkulime por ti futen garës, përcjell TS.
“Opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut i ka bë sehir dikush nga partitë në pushtet, kjo shihet qartë. Ska ndryshe se si të shpjegohet se pse nuk rrumbullaksohet projekti i doktrinës shqiptare opozitare përballë pushtetit aktual: LSDM, BDI, PDSH, Alternativa. Shqiptarët duan ndryshe por kjo kërkon njerëz të guximshëm që nuk bëjnë kalkulime, por i futen garës, kjo do të thotë se ky proces do e prodhojë lidershipin që e duan shqiptarët, për ndryshime. Rrugët tjera na fusin në rrethrotullim politik dhe ska rotacion politik” ka shkruar Sinani
Ndryshe deri tani nuk ka asnjë shenjë se opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët e Selës dhe BESA e Kasamit për tu bashkuar para zgjedhjeve kundër pushtetit LSDM,BDI, PDSH, Alternativa. Jo zyrtarisht përflitet se Sela do të bashkëpunojë me Alterantivën e Gashit një parti e pushtetit.