Parlamenti në kuadër të seancës së 46-të pasdite miratoi ndryshimet e Ligjit për çmime shtetërore, të cilat parashikojnë që të futet edhe çmimi “22 Nëntori” me rastin e shënimit të “Ditës së alfabetit shqip”.
Iniciativa ishte e deputetëve Artan Grubi, Ejup Alimi, Muhamet Zeqiri, Goran Misovski, Aleksandar Kiracoski dhe Hari Llokvenec.