Ruskoska ta ftojë Zaevin që të jap dëshmi për rastin “Reket”, thonë nga VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kërkojnë nga prokurorja Vilma Ruskovska që ta thirr kryeministrin Zaev që të jap dëshmi për rastin “Reket”.

“Vilma Ruskovska nuk e ka thirr Zoran Zaevin për ta marrë në pyetje për përfshirjen e tij në rastin “Reket”, edhe pse është përmendur deri në dëshmitë mbledhura.

Për Vilma Ruskovskën vlejnë dy standarde. Dëshmia e dëshmitarit para tre muajve dhe ishte e mjaftueshme që të akuzojë Mitko Çavkovin dhe personat tjerë me të ashtuquajturën terrorizëm, ndërsa tani Ruskovska kur bëhet fjalë për Zoran Zaevin i cili duhet të gjendet në bankën e prokurorisë hesht, po e shtyn hetimin dhe asgjë s’po ndërmerr”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë Vilma Ruskovska në vend që të ngadalësoj hetimin dhe të mbroj politikanët e pushtetit, duhet të thirr Zoran Zaevin që të jap dëshmi dhe të hetoj se pse ai i ka thënë Zoki Kiçeecit se janë paraqitur dhe se kundër tyre po kryen hetime.