Para pak ditësh zyrtarisht Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës së tyre 14 vjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë.
Roberti publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku njoftonte se ai dhe këngëtarja nuk ishin më bashkë, por që tha se do të vazhdojnë të mbesin miq të mirë.
Gazeta online Veriu.info ka mësuar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm, e cila në fakt ka të bëjë me tradhtinë martesore që thuhet se Nora i ka bërë Robertit.
“Prej të paktën një viti Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, ka treguar një mik i ish çiftit.
Emri i avokatit është i njohur për Veriu.info, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do ta publikojmë.