21-vjeçari me kallashnikov lë 20 të vdekur gjatë një sulmi


Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm masiv në qytetin El Paso të Teksasit.
Masakra ndodhi në një supermarket të rrjetit “Walmart” në afërsi të Cielo Vista Mall, disa kilometra nga kufiri SHBA-Meksikë.

Autori i ngjarjes është një 21-vjeçar i i armatosur me një kallashnikov AK-47 u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi dhe, ndërkohë që qëllonte mbi turmën, mbante edhe dëgjuese në veshë.

Mediat amerikane thonë se 21-vjeçari është Patrick Crusius,i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë.

Ai arriti të neutralizohet nga policia dhe momentalisht është në paraburgim.