Në një operacion anti drogë të zhvilluar nga policia e Tetovës, sot në rrjetën e saj ka rënë edhe një koleg polic. Sipas të dhënave nga Alsat, aksioni policor kishte një qendër përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike, por gjatë këtij operacioni, një koleg i tyre ka tentuar arratisjen. Pas kapjes së tij, u vërtetua se polici posedonte lëndë narkotike.
Arrestimi dhe shoqërimi i kolegut polic u bë në pikën e pagesës rrugore në Gostivar.
Ende nuk bëhen të ditura inicialet e policit që u kap me drogë dhe as sasia e lëndës narkotike.
Mësohet gjithashtu se disa persona të tjerë janë kapur në këtë operacion I zhvilluar gjatë orëve të pasdites.