Holanda nis zbatimin e ndalesës për mbulim të fytyrës


Ndalesa për mbulim të fytyrës, duke përfshirë veshjet islamike në ambiente publike, ka hyrë në fuqi të enjten në Holandë.

Nga 1 gushti në këtë ndalesë do të përfshihen edhe helmetat që mbulojnë gjithë fytyrën dhe mbulesa tjera të ngjashme.

Ndalesa do të vlejë për zyrat qeveritare, spitale, autobusë dhe trena.

Legjislacioni i ri, që është miratuar nga parlamenti një vit më parë, është hartuar në mënyrë që të bëjë më të sigurta insititucionet dhe mjetet transportuese.

Megjithatë kritikët besojnë se ligji i ri ka pasur për qëllim që të ndalojë veshjen e nikabit dhe burkas, që përdoren nga disa gra myslimane.

Vlerësohet se 100 deri në 400 gra veshin bartin këto mbulesa në Holandë.

Austria, Belgjika, Franca dhe shtete tjera evropiane kanë vendosur disa ndalesa në vjetet e fundit sa u përket mbulesave që përfshijnë edhe fytyrën.

Zyrtarëve holandezë të sigurisë tani iu kërkohet që të tregojnë fytyrën nëse kanë mbulesa, dhe nëse refuzojnë një gjë të tillë, mund të përballen me gjoba të paktën 150 euro.

Pavarësisht kësaj, ende nuk është bërë e artë se si do të zbatohet kjo ndalesë nga autoritetet e qytetit të Amsterdamit, si dhe në spitale, transport publik apo institucione tjera.