Aktori i njohur i Kosovës Çun Lajçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinajn.
Ai ka thënë se i kishte besuar Haradinajn për Çakorrin, mirëpo e ka quajtur atë “naiv e lakmitar” që e ka mjeruar popullin e Kosovës.
Lajçi ka kritikuar Haradinajn, i cili pas dorëheqjes, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të konstatojë nëse ai ka të drejtë të qëndrojë në këtë pozitë.
Aktori nuk ka lënë pa përmendur as opozitën.
Reagimi i Lajçit pa ndërhyrjen e redaksisë:
ik ore se na bane prrallë
Shumë t’kam besua more Ramush për at sherr Çakorri, por që je kaq naiv e kaq lakmiqarë mendja s’me ka shkua!
Po qysh jep dorëheqje t’parevokueshme, e turresh me mbajt mbledhje, tue pyet edhe gjykatën, se a ke të drejtë me ndejt edhe pak!
Ik ore se na bane prrallë, se s’je Kosova ti, jo, je veç nji “ish” që e ke mjerua kët popull!
Dhe Ju opozitë leshi, ku jeni që kërkojshi rrëxim t’qeverisë e zgjedhje t’reja?