Në moshën 16 vjeçare isha duke luajtur basketboll kur filluan krismat e para në kala të Tetovës ne me shokët kishim atë orë edukatë fizike, mësuesi na tha shkoni në shtëpi se siguria e jetëve tona po vendohet në rrezik.
Fjala që më shumë u tha atë ditë nëpër oborret e shkollës ishte luftë luftë luftë dhe aq.
Javën e parë më u bë e qartë për ushtrinë çlirimtare kombëtare se po lufton për bashkimin e tokave ashtu siç e ka edhe emrin Çlirimtare, 5 komunikatat e para të UÇK-së përmbanin tjetër lider ishte një emër tjetër jo ky i ditëve të sotme , pastaj u ndryshuan komunikatat ku thuhej se lufta po bëhet për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe si pasoj e këtyre kërkesave të lidershipit të asaj kohe lindi marrëveshja e Ohrit, që kishte një afat kohorë ku duhej të miratoheshin dhe të merrnin trajtë ekzekutive të gjitha kërkesat duke filluar nga gjuha shqipe zyrtare e deri tek përfaqësimi i denjë i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, pasi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tash dhe duke u bazuar nga të ashtuquajturat “Bomba” ku dëgjojmë se për fatin e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione kanë vendosur vetëm disa individ që mbajnë pozicionet më të larta në partinë e dalë pas luftës gjykojë se misioni i shqiptarëve nuk po realizohet pikërisht nga këta pseudo intelektual që nuk dinë gjë tjetër përpos shkollës dhe propagandës sllave “Zullumin në familje” “Arusha në kollomboç” etj etj këtë muaj vajza ime fillon në klasë të parë dhe vazhdon të shkoj tek e njëjta bankë e shkollës që kam qenë unë 27 vite më parë.
Në qoftë se nuk dini politikë atëherë ju lider i këtij subjekti politik në qoftë se keni pak ndjenja kombëtare dhe njerëzore jepeni dorëheqjen tuaj politike si aktin më moral të mundshëm.
Na lejoni të mësojmë lirshëm, të flasim lirshëm e të mendojmë lirshëm, sepse koha e marksist leninizmit ka mbaruar më.
Jep dorëheqje o Abaz o Aleksandër o Ali e ku ta di ndoshta ke edhe ndonjë emër tjetër bre Xhakë!