Kardiokirurgu tetovar, Omer Xhemaili që jeton në Zvicër ditëve të fundit gjatë qëndrimit në vendlindje, ka shpalosur dhe analizuar mundësitë për të realizuar një investim në sferën e shëndetësisë.
Ai si destinacion të mundshëm ka zgjedhur Strugën, ku është i interesuar për ndërtimin e një qendre rehabilitimi.
Ai lidhur me këtë temë ka biseduar me kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Ky projekt i planifikuar pritet të kap një shifër prej 8 milionë eurove.