Portieri që i shpëtoi jetën kosovarit në plazhin e Velipojës

Portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Eldi Hasani ka bërë një akt heroik, duke i shpëtuar jetën një pushuesi në plazhin e Velipojës.Shqipëria gjatë ditës së sotme ka qenë e përfshirë nga një mot i ligë, sidomos në pjesën veriore.Stuhi e valë të mëdha kanë shpërthyer në det. Më i prekur ka qenë bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë.

Eldi ka zgjedhur të jetë hero, jo vetëm duke mbrojtur portën, por edhe duke shpëtuar jetë.