Një vajzë 5 vjeçe, e cila vuan nga epilepsia, është rrezikuar seriozisht nga vdekja pasi policët ia konfiskuan dozën e kanabisit mjekësor në aeroportin “Stansted” të Londrës.
Indie-Rose Clarry vuan nga sindromi Dravet, i cili është një nga format e epilepsisë. Ajo ka përjetuar sulme epileptike dhe panik në 14 muajt e kaluar për shkak të gjendjes shëndetësore. Kështu ka thënë nëna e saj.
Sidoqoftë, ajo u ndalua nga policët të premten kur ishte duke u kthyer nga Holanda, ndonëse e posedonte përshkrimin e mjekut britanik për ta përdorur vajin e kanabisit si ilaç.
“Konfiskimi i këtij ilaçi është dënim që vajza ime të përjetojë sulme dhe të goditet nga vdekja. Ky ilaç është i legalizuar në Britani dhe unë e kam përshkrimin e mjekut për të”, tha nëna e vajzës së sëmurë.
Ndonëse importimi i ilaçeve të tilla pa licensë është i ndaluar me ligj, nëna e vajzës tha se policia ia ka lejuar në aeroport vajin e kanabisit. “Për marrjen e lejes duhet t’i paguaj 4500 funte në muaj në krahasim me 1500 funte, që i paguaj tash për tash”, shtoi ajo.
Për prindërit e fëmijëve që kanë nevojë për këtë ilaç është bërë i vështirë transporti i vajit të kanabisit për shkak të çmimit të lartë të licensave të veçanta që kërkohen nga autoritetet, shkruan “The Guardian”