Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michel kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar filma dokumentarë.
Ish-presidenti Barak Obama njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes për prodhimin shumëvjeçare të filmave me Netflix, transmeton Koha Tv.
Çifti Obama ka krijuar kompaninë “Higher Ground Productions” për të prodhuar përmbajtje për Netflix. Ish-presidenti u ka thënë bashkëpunëtorëve, se ai nuk ka ndërmend të përdorë platformën e re për të zhvilluar një fushatë publike kundër pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ose për të luftuar kundër mediave konservatore si Fox News.