Peshkopi grek sfidon shkencën dhe mjekësinë; Ja si krijohen homoseksualët!


Një drejtues i kishës ortodokse greke në Qipro gjatë një seminari të mbajtur atje, ka sfiduar shkencën dhe mjekësinë duke dhënë përgjigje për pyetjen se; Si krijohen homoseksualët?

Në fakt kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje specifike dhe të pranaur nga shkenca dhe mjekësia kurrë, por peshkopi grek ka dhënë alternativën e tij, të bazuar edhe në fed he shkrimet profetike.

Sipas tij, kur një grua është shtatzënë dhe ajo kryen marrëdhënie jo-normale me bashkëshortin, ose më specifikisht, seks anal, dhe nëse gruaja ndien kënaqësi gjatë këtij procesi, ajo kënaqësi i përçohet fëmijës dhe më pas lindin homoseksualë.

Sipas peshkopit, për këtë ka shkruar edhe Shën Porfiriosi. Shën Porfiriosi është në fakt një shenjtor relativisht i ri. Ai ka vdekur në vitet 1990, dhe u bënte thirrje homoseksualëve që të rrinin beqarë dhe të luteshin gjithë jetën, derisa t’u largohej homoseksualizmi.