Policia holandeze konfirmon: Viktima e gjetur në kanal ishte e Festim Latos

Policia konfirmon se trupi i gjetur të premten në kanalin Rhine të Amsterdamit i përkasin Festim Latos, 43 vjeç. Ai është viktimë e një krimi raportoi policia holandeze të mërkurën.

Kujtojmë se më 19 korrik, kalimtarët gjetën trupin e pajetë në kanalin Amsterdam-Rhein pranë një fshati në provincën e Utrehtit.

43 vjeçari ishte parë për herë të fundit më 13 korrik. Departamenti i hetimeve po kërkon informacione për të zbuluar kohën e vdekjes si dhe prova të tjera që mund të jenë të rëndësishme për hetimet.

Ka shumë spekulime lidhur me shkaqet e vdekjes dhe hetuesit janë treguar të rezervuar, shkruajne mediat vendase.