Një 59 vjeçar nga Kumanova ka gjetur një kartelë bankare të një person të huaj dhe se me ate në dy raste ka nxjerrë një shumë prej 60 mijë denarëve apo rreth 1 mijë euro.
Sipas sektorit të punëve të brendshme në Kumanovë S.GJ nga fshati Tabanoc më 7 qershor të këtij viti ka gjetur kartelën e një qytetari me inicialet C.M dhe se në dy raste ka nxjerrë paratë. Pas evidentimit dhe hetimit të rastit, ai është zbuluar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim.