Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur i shokuar me deklaratat e kryeparalamentarit Kadri Veseli, të cilat i ka bërë ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veseli kishte thënë se sjelljet e Haradinajt ndaj SHBA-së ngjasojnë me ato ndaj Serbisë.
Në emisionin “Pressing”, kryeministri në dorëheqje ka thënë se Veseli nuk i ka bërë mirë Kosovës me këto deklarata.
“Nimoja vendit tonë por mos ja mësho venit ton. Me shku në Amerikë me i ra kolegut ton, është shumë e ranë për mu. E kam një marrëdhenje të mirë me Amerikën. Jam shoku, ka qenë shumë e rëndë për mu. Deklarata e tij, po sillesh me Amerikën si me Serbinë është shumë e rëndë. Nuk mund ti them askujt këtë. Hala nuk besoj që Veseli e ka bërë me ndonjë agjendë të keqe. Por më ka habitë tepër” ka deklaruar Haradinaj.