Gjykata e Apelit më datë 31 të këtij muaji, në seancë publike i shqyrton ankesat e të akuzuarit Almir Drnjanin për vrasjen e policëve te njësitit Alfa, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, informojnë nga Gjykata e Apelit në Shkup
Debat në seancë publike kerkoi i akuzuar Almir Drnjanin kundër vendimit te Gjykatës Themelore Shkupi 1, pasi që i njëjti kërkoi deri te Këshilli Penal i Gjyjatës Themelore Shkupit 1, për përsëritje të procedurës penale ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm në pa prezencë.
Vendimi i Këshillit Gjyqësor i kryesuar nga Safet Kadrii, dhe anëtarët Zoran Dimitrievski, Cvetanka Peric, Lidija Caceva dhe Tanja Mileva, pritet që detalisht ta analizojnë çdo provë te dorëzuar nga ana e të akuzuarit Allmir Drnjanin.
Në qoftë se vedoset që të ripërsëritet lënda për Almir Drpjanin, kjo do të thotë se do të përsëritet i gjithë rasti “Alfa” ku të dënuar janë me burgim të përjetshëm edhe Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.
Duke i vështruar për së afërmi burgjet e mbushura me shqiptarë të dunuar nga rastet e montuara siç u deshmua edhe nga përgjimet e ashtëquajturat “Bombat e Zaevit “ janë vërtetuar se njërëz të pafajshëm vuajnë dënime, për më tepër për rastin “Alfa” ku të gjitha provat flasin për pafajsinë e të dënuarve mund të lexoni këtu.
Portali jonë bëri përpjekje që të kontaktojë kryetarin e Këshillit Gjykues të Gjykatës së Apelit, gjykatësin Safet Kadrii, për ta pyetur se a do të ketë parasysh faktin se ky proces gjyqësor është i procesuar sipas kodit penal të vjetër, ku sigurimin e provave duhet ta sigurojë vetë gjykata, perkundër ligjit të ri ku ky obligim ligjor, obligon prokurorinë, ndërsa gjykata bën vetëm vlerësimin e provave të dorëzuara nga ana e prokurorit dhe të akuzuarit në procedurë penale. Në rastin e lartëpërmendur , gjykatat janë të furnizuar me dëshmi nga po të njëjtit agjent të MPB-së, ku edhe Prokuroria Speciale ka konstatuar se një nga rastet montuara, rast ku është ushtruar dhunë dhe keqpërdorim i pozitën zyrtare është edhe rasti “Sopoti”
Ditët në vijim mbetet që të shikojmë se gjykatësi Safedin Kadri të ketë parasyshë të gjithë detajet e lëndës bashkë me video regjistrimin, ku të gjitha provat në rastin “Alfa” flasin për një lënde me shumë gabime dhe kundërthënje.
http://www.pacensure.com/2018/03/25/rasti-alfa-pjesa-e-2-te/