Ministria kosovare e Punëve të Jashtme solli vendim që të mos u jepet leje përfaqësuesve zyrtarë nga Beogradi që të hynë në territorin e Kosovës, bëri të ditur RTK-ja.
Siç bëri të ditur këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Begjet Pacolli, Jetlir Ziberaj vendimi i tillë është sjellë “pas sulmit dhe kërcënimeve të politikës serbe drejtë Kosovës”.
“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve të rreme ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, theksoi Zyberaj.