Prokurorja Elizabeta Josifovskaka thënë se PSP-ja do të ankimojë aktvendimin e shkallës së parë ku Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij sot janë liruar nga akuza, gjegjësisht nuk u shpallën fajtor për rastin “Lëndina”.
Nuk ka dilemë se do të ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit. Për ne akuza është ka bazë ka thënë prokurorja Josifovska.
Vëllezërit akuzoheshin nga PSP-ja për ndërtim të tri uikend shtëpive në Zelenikovë, ku sipas prokurorisë kanë filluar ndërtimin në vitin 2011, ndërsa miratimin për ndërtim e kanë marrë në vitin 2013.
Sipas gjykatëses Marija Kletniçka vleezërit e akuzuar lirohen nga akuza për ndërtim të paligjshëm, gjegjësisht nuk shpallen fajtor, sepse siç theksoi ajo nuk kanë kryer vepër penale, bazuar në ligjet e RMV-së, Alsat.