Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi padi kundër tre personave për vepër të kryer penale – dhunë, që e kanë kryer më 20 dhjetor të vitit të kaluar, në një parking pas një marketi në Çair.
Të akuzuarit, siç kumton Prokuroria Publike, në grup kanë ushtruar dhunë ndaj një personi dhe në opinion kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë dhe frikës. Ato i janë afruar të dëmtuarit dhe e kanë sulmuar me grusht në fytyrë dhe trup.
“Për të tre prej tyre në fuqi janë masa kujdesi të përcaktuara me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale – Shkup: ndalim për largim nga vendbanimit, herë pas here paraqitje tek personi zyrtar në Gjykatë, sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndalimi i lëshimit të vendit dhe ndalimi i largimit nga shteti, si dhe ndalimi i afrimit dhe mbajtjes së çfarëdo kontakti me të dëmtuarin”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Në ditën kritike, nga ana e një personi të panjohur i cili ka qenë së bashku me të akuzuarit, të dëmtuarit i është shkaktuar plagë me armë në këmbën e djathtë, por autori nuk është identifikuar.
Nëse Ministria e Punëve të Brendshme si organ i autorizuar për konfirmimin e identitetit të kryerësve të veprave penale, e konfirmon identitetin e personit i cili ka shtënë të dëmtuarin, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të hap procedurë edhe kundër këtij personi.