Borisov ‘shuplakë’ Shkupit: S’ka datë për Maqedoninë e Veriut në të ardhmen e afërt


Kryeministri bullgar, Boyko Borissov në bisedime me gazetarët gjatë kohës së jashtëzakonshëm të BE-së në Bruksel tha se Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor nuk do të nisin bisedimet me BE-në në të ardhmen e afërt.

Borissov tha se është e mundshme që të mos ketë ftesa nga BE për vendet e rajonit dhe se nuk dëshiron që Bullgaria të akuzohet për pengimin e zgjerimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është shumë e mundshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos ftohen. Atëherë, kosovarët, shqiptarët, maqedoansit, serbët do të thonë se për shkak të bullgarëve nuk kanë marrë ftesë”, tha Borissov.

Këtë javë në Poznan të Polonisë do të mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor si pjesë e procesit të Berlinit që filloi para pesë viteve nga kancelarja gjermane Angela Merkel.