Sedat Ramadani nga Lëvizja BESA,ka ka folur dhe rreth regjistrimit të popullsisë në RMV. Ramadani deklaroj se nëse pushteti nuk i merr parasysh vërejtjet e opozitës shqiptare, shtetit mund të hyjë në krizë.
“Nëse në MV nuk do të merren parasysh këto vërejtje, frigohemi se MV mund të hyjë në një krizë të thellë politike, gjithashtu edhe ndëretnike, e cila do e kthejë shtetin mbrapa rrugës së integrimeve euroatlantike”,- tha Sedat Ramadani, Lëvizja BESA.
Nga Enti shtetëror i Statistikave, dje thanë se regjistrimi provë në 13 komuna, ka përfunduar me sukse dhe porositën partitë politike që të gjejnë gjuhë të përbashkët për Ligjin. Regjistrimi i popullsisë duhet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.