Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova, tentoi të largohet nga aeroporti i Ohrit me pasaportën e një personi nga Haraçina


Mëngjesin e sotëm, në orën 01:00, SPB-Ohër ka arrestuar 23-vjeçarin nga Kosova, i cili me pasaportë të një personi nga Maqedonia ka tentuar të largohet nga aeroporti i Ohrit.

“Në vendkalimin kufitar të aeroportit të “Shën Apostul Pali” në Ohër, gjatë kontrollit të pasaportave u vërtetua se personi që po kontrollohej kishte dorëzuar një pasaportë të një banori nga fshatit Hraçinë i Shkup”, thonë nga MPB.