FRI reagon ndaj Paradës së Krenarisë organizuar nga komuniteti LGBT që u mbajt në Shkup


Forumi Rinor Islam reagon ndaj Paradës së Krenarisë, organizuar kjo nga komuniteti LGBT me të cilën promovohen dhe mbështeten personat me orientimet e tyre të ndryshme seksuale në Maqedoninë e Veriut.

Nisur nga fakti se me shekuj familja mbetet si njësia themelore në organizimin e jetës në shoqëri, duke vijuar kështu brez pas brezi ruajtjen e këtij institucioni të shenjtë, shprehim thellë indinjatën për realizimin e kësaj parade.

FRI apelon deri te organizatorët si dhe mbështetësit e tij, për tërheqje sa më parë të së njëjtës, për të ruajtur kështu devijimin e rinisë dhe largimin e tyre nga vlerat e mirëfillta shoqërore. Poashtu, u drejtohemi edhe të rinjve që të qëndrojnë syhapur në situata të tilla, edhe pse natyrshmërinë njerëzore e cënojnë vazhdimisht fenomene të ndryshme të cilët çekuilibrojnë komponentët moralë.

Për shkak të rrezikut që shfaqet në natyrshmërinë e familjes tradicionale dhe rolit të saj të mirëfilltë në socializimin e fëmijëve, për arsye të zhvlerësimit të rolit edukues dhe qytetërues të arsimit në vendin tonë si edhe për hir të vlerave humane, kundërshtojmë fuqishëm këtë Paradë të Krenarisë.