Kanë mbetur më pak se 24 orë nga nisja e votimeve në Shqipëri, në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, po protestohet kundër zgjedhjeve njëpartiake.
Ndërkaq Edi Rama ndodhet në Vlorë edhe ku bëri mbylljen e fushatës së tij.
Sot ai ka postuar në Facebook, një video ku shfaqet duke bërë not tek ‘zona e Vilave’ në Vlorë.
Votimet që pritet të zhvillohen nesër, do të jenë të parat pa pjesëmarrjen e opozitës.