Tiranë- Paraditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini”, në një pikë bastesh, një person i maskuar ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër).
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të zonës ku ndodhi ngjarja, po krihet zona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.