Në mbledhjen e caktuar për sot në rend dite do të jetë emërimi i ministrave të rinj. Pas debatit dhjetë orësh ditën e djeshme, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi nga funksioni ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe ministrin pa resor i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohërit, Hazbi Lika. Deputetët dje konstatuan dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Sadulla Duraku, ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski dhe ministrit pa resor, Zoran Shapuriq. Në mbledhjen e caktuar për sot në rend dite do të jetë emërimi i ministrave të rinj. Ministrin e Bujqësisë do ta menaxhojë Trajan Dimovski, me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të udhëheq Naser Nuredini, Hysni Ismaili, do të jetë në krye të ministrisë së Kulturës, Goran Milevski, në ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Duraku do të menaxhojë me ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Debati i djeshëm për rikonstruimin e Qeverisë i cili zgjati 10 orë kaloi në replika e kundër replika midis mazhorancës dhe opozitës. Në debat deputetët patën konfrontim edhe për Marrëveshjen e prespës dhe proceset eurointegruese të shtetit. Vlen të theksohet se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori në dorë ministrin e Financave, por pas raportimeve se është në kundërshtim me ligjin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i njëjti u tërhoq dhe tha se do ta udhëheq këtë dikaster deri në zgjedhjen e ministrit të ri.
Lexo me shume: http://rtv21.tv/kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-sot-do-te-votoje-emrat-e-ministrave-te-rinj/
© RTV21.tv