Gostivar, kamioni shtyp për vdekje 57-vjeçarin

Më 23 qershor 2019, në orën 12:30, në MPB është njoftuar se në fshatin Skudrinjë, I.E. (57) ka vdekur pasi është goditur nga kamioni i tipit “Tam” (nën pronësi të tij) i cili kishte filluar të lëvizte pasi ishte parkuar për të ngarkuar bagëtitë për të cilat duhej ti transportuar në një thertore. Ekipi i Stacioni Policor të Gostivarit ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.