Vëllau El Chekës: policia nuk na dha leje për të protestuar


Kanë filluar kërcënimet për organizatorin e protestës së sotme në Tetovë. Blerim Ahmedi, vëllau i “El Chekës” tha se policia i ka paralajmërusr se mund të ndhodh edhe incident dhe se ata nuk mbajnë përgjegjësi. Ai pohoi se policia nuk u ka dhënë leje për të protestuar para selisë së BDI-së, me arsyetimin se është vend publik dhe u kanë thënë se mund të ket përplasje mes tyre dhe simpatizantëve të BDI-së. Leje për të protestuar kanë vetëm para rektoratit të Universitetit të Tetovës.