Stambolli nuk dorëzohet, sërish mposht Erdoganin


Sapo janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryetar të Stambollit.

Kandidati i partisë së Erdoganit – Binali Yildirim, e ka pranuar disfatën ndaj kandidatit të Partisë Popullore Republikane – Ekrem Imamoglu.

Sipas rezultateve të para jozyrtare, Ekrem Imamoglu kryeson në votimet për bashkinë e Stambollit.

Qendrat e votimeve janë mbyllur në orën 17:00 dhe sipas mediave turke, kandidati i opozitës udhëheq me 53.72% të votave përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim, i cili raportohet se ka siguruar 45.37% të votave.

Kjo diferencë, nëse konfirmohet në fund të numërimit të votave, është më e thellë se ajo e zgjedhjeve të para, që u anuluan nga gjykata.

Duket se Yildirim e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, pasi është shprehur për mediat: “Aktualisht, kundërshtari im është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj atij suksese.”