Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë shtuar numrin e qytetarëve të cilët frekuentojnë pishinat. Por, pos freskimit pishinat shpesh dinë të sjellin infeksione të ndryshme kryesisht të lëkurës por dhe sëmundje të tjera. Qendra për Shëndet Publik ka nën kontrollin e saj dhjetë pishina të kryeqytetit tek të cilat kryen analiza javore. Sipas saj, cilësia e ujit rezulton mbi 90% i pastër.
Ekspertët e higjienës alarmojnë se shumë pishina të tjera, kryesisht në zonat jashtë qendrës së Shkupit janë jashtë standardeve. Por pavarësisht alarmit, Inspektorati sanitar ende nuk ka shqiptuar sanksione për këtë sezon.
Apeloj deri te personat privat të cilët posedojnë pishina, të mos i përmend vendbanimet me emra, të cilët shumë pak vijnë tek ne të ju them se të paktën një herë në javë, minimum të bëhen analiza posaqërisht gjatë periudhës së verës ku numri i qytetarëve që zhyten në ujë arrin deri në 1000 nuk është asgjë tragjike që të kërkojnë të ju bëjmë analiza kimike dhe bakteriologjike. Siguria e ujërave të pishinave ne e trajtojmë si ujë të pijshëm, nuk lejojmë që asnjë bakterie të ekzistojnë në pishina të caktuara”.- tha Lupço Kostadinovski, Qendra për Shëndet Publik – Përgjegjës për sigurinë e ujërave në QSH
Irritimi i lëkurës, infeksione në rrugët e frymëmarrjes si dhe skuqja e syve janë simptomat më të shpeshta të cilat paraqiten nga pa pastërtia e ujërave të pishinave. Mjekët rekomandojnë që para së gjithash qytetarët të cilët kanë plagë nëpër trup të mos zhyten assesi nëpër pishina pasi rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.
Infeksioni që vjen nga pishina është pseudomonazi – ne sapo shohim shenja të kësaj bakterie apelojmë që menjëherë të bëhet dezinfektim i ujit dhe pishinës. Të bëhet pastrim mekanik i pishinës. Pitiriazis versicolor – është bakterie tjetër e cila shkakton nëpër lëkurë skuqje-laramani e cila mund të shfaqet te personat të cilët zhyten në ujëra të pa pastër. Së pari, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që nëse kanë plagë nëpër trup të mos shkojnë nëpër pishina sepse uji aty është më i nxehtë dhe mund të vijë deri te irritimi më i madh i lëkurës…”- theksoi Lupço Kostadinovski, Qendra për Shëndet Publik – Përgjegjës për sigurinë e ujërave në QSH
Pos pishinave, Qendra për Shëndet Publik në Shkup bën dhe analizat e ujërave të lumit Vardar, Lepenc dhe Pçinje, të cilat në bazë të mostrave të fundit rezultojnë tejet të ndotura. Bakteriet e ndryshme, hedhurinat si dhe fekale të shumta janë prezente në ujërat e tyre, gjë e cila paraqet rrezik të madh për qytetarët derisa ato zhyten në to. Mjekët ndalojnë rreptësishtë zhytjen në këto ujëra, duke paralajmëruar se të njejtat shkaktojnë sëmundje shumë të rënda në shëndetin e qytetarëve.