Vidhnin banesat, ja sa shqiptarë arrestohen në Francë


Një bandë shqiptare prej 9 personash, mes të cilëve edhe të mitur, janë arrestuar nga Policia franceze pas një operacioni të zhvilluar në Montpellier. Shqiptarët akuzohen për të paktën 70 vjedhje banesash, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre ka ardhur pas disa kohësh hetimesh dhe ndjekjesh të lëvizjeve të tyre.

Pas arrestimeve, Policia ka arritur që të sekuestrojë edhe rreth 400 sende të vjedhura, bizhuteri, makina, madje janë konfiskuar edhe armë. Mediat franceze raportonin dy ditë më parë se për arrestimin e tyre janë angazhuar 130 forca të Xhandarmërisë, pasi kishte informacione se ata ishin të armatosur. Identitet e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur, ndërsa thuhet se ka pasur edhe minorenë.

Operacioni nisi nga xhandarët e Policisë franceze, por morën pjesë edhe disa oficerë të GIGN (Xhandarmëria elitë), si dhe u përdorën edhe dy qen për të nuhatur.

Fillimisht, operacioni ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë në dy vila, që po mbaheshin nën vëzhgim prej disa muajsh, si dhe në një hotel në zonën e Faubourg Saint-Jaumes, midis Arceaux dhe Saint-Charles, në Montpellier.

Mediat franceze shkruajnë se bëhet fjalë për një duzinë shtetasish shqiptarë që do të përfundojnë në paraburgim. Ata dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e disa banesave gjatë natës, por edhe disa shtëpive të tjera, pronarët e të cilëve ishin larguar prej muajsh. CRS, Policia Kufitare, PAF e Heraultit dhe punonjësit e Policisë të Sigurisë Publike të Stacionit Qendror u përfshinë më pas në sekuestrimin e objekteve të vjedhura.

Hetimet u kryen gjatë muajve të fundit nga xhandarët e hetimit Castelnau-le-Lez dhe grupi antigrabitje GELAC, pas disa vjedhjeve të ndodhura në zonën perëndimore dhe veriore të Montpellier, në Francë.

Operacioni u kodua “Alba 34”. Xhandarët e disa njësive të kompanive të grupit të Herault-it i kanë vëzhguar personat e dyshuar gjatë muajve të fundit. Prona dhe apartamente në perëndim dhe lindje të Montpellierit ishin plaçkituar nga grupi, që po mbahej në vëzhgim nga Policia. Mediat raportonin se vjedhjet ishin realizuar edhe në qytetet Saint-Georges-d’Orques, Saint-Gély-du-Fesc, Grabels, Juvignac, Pignan, Crès, Vendargues, Castries, Saint-Drézery, Sussargues, Beaulieu etj.. Autorët e ngjarjes ishin strehuar në tarracat e dy vilave që ishin braktisur nga pronarët, nga ku studionin zonën, si dhe kishin marrë dy dhoma në një hotel pranë Rue Bonnard.

Prej disa javësh, të dyshuarit ishin identifikuar dhe vendosur nën monitorim në mënyrë diskrete, derisa u realizua arrestimi i tyre, gjatë operacionit të koduar