Dënimi me burg prej 7 vjetësh, sot do të mbahet protesta “Liri për Feta Alimin”


Sot, me fillim prej ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” do të fillojë marshi protestues “Liri për Feta Alimin”, i cili më pas do të vazhdojë drejt Gjykatës së Shkupit.

I biri i Abdulfeta Alimit – i dënuar me 7 vjet burg për rastin “E enjtja e përgjakshme”, Burimi dje deklaroi se me marshin protestues shprehet pakënaqësi ndaj vendimit gjyqësor, sepse vlerëson se babai i tij është edhe një viktimë e rasteve të montuara politike.
“Unë Burim Alimi, i biri i Feta Alimit, ne si familje, bashkë me shumë shokë, miq dhe familjarë të babait tim, kemi marrë këtë iniciativë për të shprehur pakënaqësinë tonë, sepse vlerësojmë se babai im është viktimë e një rasti të montuar politik. Babai im më 27 prill ishte në krye të detyrës duke mbrojtur deputetët e Kuvendit”, tha Burim Alimi.

Ai u bëri ftesë të gjithëve, pa dallim feje, partie e etnie, që nesër të bashkëngjiten në protestë.