Ligji i ri në Zvicër mund t’i detyrojë gratë me hijab ta tregojnë fytyrën


Zvicra merr parasysh ligjin e ri që do të detyronte njerëzit të tregonin fytyrën kur pyetën nga zyrtarët pas refuzimit të ndalimit të Nikabit.
Qeveria thotë që do të i’a imponoj mbarë kombit që të mos jenë në gjendje t’i krijojnë vetë rregullat e tyre në lidhje me Nikabin duke injoruar rregullat administrative të Zvicrës.

Në vend të kësaj, një propozim kundërshtues sugjeron ta bëjë ilegale për njerëzit që të refuzojnë të shfaqin fytyrën e tyre kur u kërkohet nga persona zyrtarë të caktuar.

Propozimi do të vlejë për këdo që vazhdimisht refuzon të shfaq fytyrat e tyre para zyrtarëve të caktuar si sektori i doganave, aviacionit dhe migrimit.

Plani fillimisht duhet të diskutohet nga deputetët, pasi që propozimi vlen ndërkombëtarisht për këdo që refuzon të shfaqë fytyrën në publik.

U sugjerua nga komiteti Egerkingen, i cili thuhet se ka lidhje me Partinë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë.
Qeveria hodhi poshtë idenë dhe në vend të kësaj ka bërë thirrje për “aksion i targetuar” në një projektligj.

Në shtator, votuesit në St Gallen miratuan me shumicë prej dy të tretave ndalimin e mbulesave të fytyrës, duke u bërë kantoni i dytë zviceran për ta bërë këtë.

Mbulesat me fytyrë të plotë si Nikabi janë një çështje polarizuese në të gjithë Evropën, me disa që argumentojnë se ato simbolizojnë diskriminimin ndaj grave dhe duhet të jenë të jashtëligjshme. Veshje që tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkës.

Sipas sistemit zviceran të demokracisë, votuesit në kantonin verilindor kërkuan shtrëngimin e ligjit për të ndëshkuar ata që mbulojnë fytyrat e tyre në publik dhe kështu ‘kërcënojnë ose rrezikojnë sigurinë publike ose paqen fetare apo sociale’.

Dy të tretat e 8.5 milionë banorëve të Zvicrës identifikohen si të krishterë. Por popullsia myslimane e saj është rritur në 5 për qind, kryesisht për shkak të emigrantëve nga ish-Jugosllavia.

Një kanton zviceran, Ticino në gjuhën italiane, tashmë ka një ndalim të ngjashëm, ndërsa dy të tjerë e kanë hedhur poshtë atë.