BDI dhe Ali Ahmeti mbështesin kandidaturën e Hekuran Dukës në Dibër


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetari i saj Ali Ahmeti me të gjitha strukturat e veta partiake, fuqishëm e mbështet vendimin e djeshëm unanim të degës së BDI-së në Dibër për ta kandiduar Doktor Hekuran Dukën për kryetar të qytetit të Dibrës.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, me gjithë pushtetin qendror, ekzekutiv e legjislativ, si dhe me pushtetin lokal, do të mbështes vizionin e Dr. Dukës për Dibrën dhe dibranët. Dibra gjithnjë zë vend të veçantë tek ne në Bashkimin Demokratik për Integrim, prandaj dhe jemi të përkushtuar që Dibrës dhe dibranëve t’ju ofrojmë vazhdimësi, zhvillim dhe qëndrueshmëri. Dibra atdhetare vazhdimisht, që nga viti 2005 e gjer më sot, ka dal fitimtare dhe është rreshtuar në anën e duhur të historisë, për ta ndërtuar të ardhmen e vet. Ne jemi te bindur që edhe në këto zgjedhje lokale, dibranët do të përcaktohen për Dibrën që duan”, thuhet mes tjerash në komunikatën e BDI-së deri te mediat.