Kusari – Lila: Krejt bota ndezi qirinj për 50 shpirtërat e vrarë ne xhami e ne jo, jemi frikacakë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar lidhur me mosreagimin simbolik për tragjedinë në Zelandën e Re.

Ajo thotë se ‘nuk ndezëm qirinj për 50 shpirtëra që u vranë në xhami e as nuk u lutëm për ta”.

Ja çka shkruan ajo në Facebook:

U tmerruan të gjithë nga sulmi i fundit terrorist në Christchurch në Zelanden e Re. E dënuam me statuse në FB dhe me kaq e mbyllëm ne në Kosovën, vendin që përjetoi gjenocidin, terrorin dhe shtetin prej 2 milion banorësh, prej të cilëve 1 milion ishim refugjatë gjatë luftës.

Sa më mban kujtesa, nuk ndezem qirinj për këta 50 shpirtëra që u vranë në xhami duke iu falë Zotit në paqe, nuk u lutem për ta, as në xhami dhe as në kishë.

Pjesa tjerër e Botës e bëri, Kryeministri Trudeau i Kanadës, ish- Presidenti Obama, Kryeminstrja e Britanisë, Kryebashkiaku i Londrës, etj.

A u frikësuam prej dikujt se këta njerëz të pafajshëm prej 3 vjeq deri ne 71 vjeq u vranë në xhami? A nuk na bëri përshtypje se ishin shumica migrantë të Lindjes së Mesme? Apo nuk e morrëm mesazhin prej dikujt të “fortë” se edhe Kosova duhet të lutet, të mbaj namaz e meshë për ta?!

Unë sot turpërohem sa pa identitet dhe sa frikacak jemi. Unë sot skuqem sa shpejt kemi harruar si është të jesh në kërkim të lirisë dhe sa e bukur është ndjenja kur dikush ta hap derën dhe të ofron siguri.

Unë çdo ditë prej kur ka ndodhur kjo tragjedi, kjo masakër terroriste, lutem jo vetëm për shpirtin e të vrarëve, por edhe neve të gjallëve që e harruam vlerën e jetës, vlerën e lirisë dhe bashkëndjenjen me viktimën, pa marrë parasysh a janë musliman, të krishterë, hebrej, të bardhë, të zi, të verdhë apo të kaftë.

#LutemPërViktimatEChristChurch

#IPrayForVictimsOfChristChurch