Zaev deri te Mickoski: Kush jemi ne që të përzgjedhim prokurorin

Kryeministri Zoran Zaev tha se bisedimet për Ligjin e ri për prokurorinë me të cilin do të zgjidhet edhe ardhmëria e PSP-së, nuk janë pazare për krim.

Në prag të takimit që do të realizojnë grupet e punës, Zaev tha se e vetmja gjë që ai di nga qëndrimet e Mickoskit është ajo që atij nuk i pëlqen Katica Janeva dhe ekipi i saj.

Zaev gjithashtu komentoi kërkesën e opozitës që Prokurori Publik të zgjidhet me propozim të opozitës.

“Kush jam unë, dhe kush është Hristijan Mickoski, që të tregojmë se kush duhet të përzgjidhet dhe kush jo, kur kemi Këshillin e Prokurorëve Publik, ku edhe bëhet përzgjedhja”, tha Zaev.